Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që vaksina kundër COVID-19 të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas mjekut, Anxhello Andonovski, anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, lufta kundër coronavirusit fitohet vetëm me vaksinim. Ai sqaron se për pak kohë nuk mund të krijohet imunitet kolektiv.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se kur do të ketë vaksinë në Maqedoni, e njëjta nuk do të jetë e detyrueshme.

Sipas pritjeve optimiste të autoriteteve shëndetësore, vaksinë do të ketë në fillim të vitit të ardhshëm. Deri atëherë rreziku i përhapjes së coronavirusit mund të ulet vetëm me respektim të masave parandaluese si mbajtja e higjienës personale dhe largësisë trupore si dhe mbajtja e maskave./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Filipçe: Vaksina e COVID-19 do të jetë falas shkruan Telegrafi.