Në fundjavën e kaluar ndodhi edhe një vazhdim i serialit famëkeq nëpër rrugët e Shkupit kur shqiptarët fyhen dhe ofendohen nga tifozët e klubit Vardar, “Komitët”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Adnan Abdulla është ai që duket në videon virale duke ju ofruar tifozëve të Vardarit. Ai thotë se është i lumtur që ka qenë në atë ngjarje, për të parandaluar ndonjë incident. Abdulla është nga rrethina e Shkupit kurse në ngjarjen në fjalë ka kaluar në cilësinë e krushqve.

Përndryshe, MPB e Maqedonisë ka thirrë në bisedë informative më shumë se 20 tifozë kurse Komiteti i Helsinkut ka kërkuar përgjegjësi për ofendimet dhe thirrjet raciste të vazhdueshme ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Flet djaloshi që ndaloi ofendimet e “Komitëve” ndaj shqiptarëve në Shkup shkruan Telegrafi.