Një shkupjan 49-vjeçar gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Nikola Rusinski” në Shkup.

Vdekjen në stacion policor në Karposh e ka denoncuar një mjek nga Ndihma e shpejtë i cili nuk ka mundur ta ndihmojë.

Në banesën e të ndjerit ka qenë edhe 57-vjeçarja e cila ka bërë të ditur i ndjeri në ora 16:11 është paraqitur në telefon dhe i ka thënë se është pickuar nga një lloj insekti dhe ka kërkuar ndihmë të shpejt.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjendjet i vdekur një person në Shkup shkruan Telegrafi.