Ish-ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska duhet të shkojë në burg për shkak se Gjykata E larta e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin ‘Tanku’. Jankullovska, sipas vendimit gjyqësor duhet të vuajë dënim me burg për 4 vite.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut e informon opinionin se më 17 shtator 2020, vendosi për lëndët KVPKOK2KVP nr. 6/19 dhe KVPKOK2KVP nr. 7/19, të cilat u parashtruan nga të dënuarit Nikolla Gruevski, Gjoko Popovski dhe Gordana Jankullovska”, njoftojnë nga Gjykata e Lartë.

Me vendimet e miratuara, Gjykata e Lartë refuzoi ankesat e të dënuarve dhe i vërtetoi vendimet gjyqësore të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Për të njëjtin rast, Gjykata e Apelit, ndihmësit të MPB-së, Gjoko Popovskit, i cili kishte dënim prej 6 vite e gjysmë, ia uli dënim në 4 vite, ndërsa Nikolla Gruevski dënohet me 2 vite burg./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata e Lartë nuk pranon ankesat, Gordana Jankullovska duhet ta vuajë dënimin me burg shkruan Telegrafi.