Gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”, sot është anuluar për herën e tretë. Gjendja shëndetësore e të akuzuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili prë momentin gjendet në shërim spitalor, ka qenë arsyeja e anulimit të seancës së sotme.

Gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova, potencoi se kanë marrë njoftim nga INP-Shkup, për të akuzuarin Jovanovski se është në shërim spitalor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të muajit shtator, i akuzuari Jovanovski, pas dhimbjeve të mëdha në tëmth patjetër e ka pasur të operohet. Sipas mbrojtjes së tij kjo situatë është si pasojë e ushqimit joadekuat në burg.

Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë është caktuar për më 28 tetor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare” anulohet sërish, Boki 13 në spital appeared first on Telegrafi.