Një 17 vjeçar nga Gostivari dje rreth orës 21.00, në polici ka raportuar se e ka gjetur nënën e tij H.I. (45) në kuzhinën e shtëpisë ku ata jetonin me qira në rrugën ,,JNA” në Gostivar, pa shenja jete.

E njëjta me një autoambulancë, është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” ku edhe është konstatuar vdekja.

“Inspektimi është kryer nga ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kurse me urdhër të Prokurorit Publik do të kryhet autopsia”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gostivar, një 45 vjeçare gjendet pa shenja jete appeared first on Telegrafi.