Me kërkesë për mbyllje të tërësishme të deponisë Rusino dhe dislokim nga Gostivari, nisma qytetare Stop Rusinos, sot ka protestuar para komunës së Gostivarit.

Organizatorët e protestave thonë se kanë mbështetjen e këshillit komunal, dhe përfaqësuesve të partive Politike, ndërsa kërkojnë që këtë mbështetje t`ua jep edhe Ministria e Ekologjisë. Sipas protestuese deponia Rusino është bombë ekologjike, andaj kërkojnë mbylljen e menjëhershme.

“Qëllimi i protestës është të tregojmë se gostivarasit janë të unifikuar dhe duan që t’i japin fund kancerit shumëvjeçar që e helmon Gostivarin. Rampa nuk do të hapet për komunat e tjera, derisa të sillet afati kohor që ne e presim dhe pres që më 21 mars të vitit të ardhshëm, në ditën e pranverës, së bashku të dalim në piknik në Rusino”, deklaroi Fadbi Ilazi, Këshilli protestues./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Gostivar, protestë kundër deponisë Rusino appeared first on Telegrafi.