Me vendim të nënshkruar nga zv.ministrja e Arsimit në Greqi, Sofia Zahari, në librat grek për shkollën fillore duhet të bëhen korrigjime dhe termi “IRJM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë)” të zëvendësohet me “Maqedonia e Veriut”.

Siç njofton AIM, në vendimin e 16 dhjetorit që e publikuan mediumet greke, shkruhet se mbi bazë të dispozitave përkatëse “është vendosur të korrigjohet termi ‘IRJM’ në librat e shtypur dhe digjital të arsimit fillor, në pajtim me dokumentin e bashkëngjitur të Ministrisë së Punëve të Jashtme nën numrin 9382/15-2-2019 në temë: “Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut – zbatimi i Marrëveshjes së Prespës lidhur me emrin dhe terminologjinë e vendit fqinj”.

Korrigjimet duhet të bëhen në shtatë libra, mes të cilëve edhe librat për gjeografi, gjuhë angleze dhe gjermane dhe vendimi u dërgohet shtëpive botuese përgjegjëse për botimin e librave të veçantë shkollorë.

Më 16 dhjetor të vitit 2020, siç kumtuan dje nga MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, u mbajt edhe takimi i gjashtë të Komitetit të përbashkët interdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Greqia i korrigjon librat, “IRJM” zëvendësohet me “Maqedonia e Veriut” shkruan Telegrafi.