Mbrëmë rreth orës 22:00 se te “Rruga e Plastikave” ka ndodhur një incident i armatosur, me çrrastë ka mbetur i plagosur R.B. i lindur në vitin 1952 pronar i një dyqani në “rrugën e plastikave”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme nga ku njoftojnë s diku rreth orës 21:30 persona të panjohur kanë sulmuar djemtë R.B. Personi R.B i cili jeton në katin sipër dyqanit, kur zbret poshtë për të pa se ç’po ndodhë, njëri nga sulmuesit nxjerr armën dhe gjuan në drejtim të tij duke i shkaktuar plagë dhe më pas personat e panjohur janë larguar nga vendngjarja.

R.B. me një makinë private është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, për trajtim mjekësorë. Ndihmë ka kërkuar edhe njëri nga djemtë e R.B.

Menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë, ku kanë gjetur edhe një gëzhojë dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Incident i armatosur tek “Rruga e plastikave” në Shkup, plagoset një person shkruan Telegrafi.