Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska bëri të ditur se është infektuar me COVID-19. Ajo po ashtu tha se nuk ka simptoma dhe se ndjehet mirë.

“Dëshiroj t’u informoj se sonte rezultova pozitive në testin për coronavirus. Nuk kam simptoma dhe ndjehem mirë, por u testova për siguri duke marrë parasysh aktivitetet e mia profesionale dhe private”, shkroi Kuzeska në ‘Facebook’.

Gjatë kësaj periudhe, shton ajo, secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjëshëm. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që te respektohen masat dhe protokollet.

“jo 99, por 100% duhet të respektohen masat për mbrojtjen e shëndetit. Keni kujdes”, shkroi Kuzeska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ministri i MPB-së, Oliver Spasovski njoftoi se është infektuar me coronavirus ndërkaq sot, kryeministri Zaev, i cili vjen nga e njëjta parti, rezultoi negativ në testin për COVID-19./Telegrafi/

 

The post Infektohet me COVID-19 zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";