Inspektorati Shtetëror i Mjedisit kërkon gjobë deri në 100 mijë euro për minierën “Sasa”, pasi dje për një orë e gjysmë derdheshin mbeturina në ujërat e lumit Kameniçka, në Makedonska Kamenicë.

Sidoqoftë, shumën e gjobës do ta përcaktojë Komisioni i Ankesave në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njoftuan nga Ministria.

Hetimi i inspektoratit shtetëror të minierave duhet të tregojë pse mbetjet e mbeturinave u derdhën në ujërat e lumit Kameniçka, nga miniera “Sasa”.

Inspektorati kërkon gjobë deri në 100 mijë euro për minierën “Sasa” shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";