Ish-ushtarët profesionistë që ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes do të përfshihen për siguri të drejtpërdrejtë në shërbimin e patrullës në spitale.

Për këtë sot informoi ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska nga poligoni ushtarak në “Krivollak”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot diskutuam se siguria e drejtpërdrejtë për shërbimin e patrullës me shumë gjasa do ta realizojmë me një pjesë të ish-ushtarëve profesionistë të cilët ende punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe ata do të jenë linja e parë e mbështetjes. Ata nuk do të jenë as të uniformuar dhe as të armatosur, por do të sigurojnë rregull dhe informacion për qytetarët”, tha Sheqerinska.

Ministrja informoi se përveç kësaj në seancën e sotme të Shtabit të Përgjithshëm ata ranë dakord që një numër i caktuar i ambulancave me shoferë nga Ushtria t’u jepen disa spitaleve dhe klinikave në Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sipas vendimit të Presidentit, ushtria ka detyra të ndryshme për të siguruar mbështetje mjekësore me forca mjekësore”, theksoi Sheqerinska.

Ish-ushtarët profesionistë do t’i sigurojnë spitalet në Maqedoni shkruan Telegrafi.