Ka rënë në mënyrë të konsiderueshme rastet nga gripi sezonal këtë periudhë, krahasuar vitin e kaluar. Sipas raportit nga Instituti për Shëndet Publik në sezonin 2020/2021, numri i përgjithshëm i pacientëve me grip është 379, që është për 54.2 përqind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë sezonin e kaluar ku kishte 828 pacientë dhe 70.1 përqind më pak se kurba tipike sezonale.

Shumica e pacientëve javën e kaluar ishin fëmijë deri në katër vjeç.

Këtë sezon, deri më 3 janar, gjithsej 37.221 persona janë vaksinuar me vaksina falas kundër gripit, nga 40.000 të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksinat janë falas për personat me rrezik për gripin.

Lidhur me vaksinat komerciale, sipas të dhënave të disponueshme nga raportet e qendrave për shëndetin publik, janë vaksinuar 8.993, nga të cilët 139 në periudhën nga 28 dhjetori deri më 3 janar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Der më 3 janar gjithsej 46.124 persona janë vaksinuar me vaksinën kundër gripit sezonal./Telegrafi/

ISHP-Maqedoni: Këtë vit për 54.2 është ulur numri i të prekurve nga gripi sezonal shkruan Telegrafi.