Gjatë pyetjeve të deputetëve Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti kërkoi nga ministrat e BDI-së të ndalojnë së fotografuari në vendin ku duhet të ndërtohet Autostrada Shkup-Bllacë por ta ndërtojnë sa më shpejt.

Mexhiti i bëri tre pyetje ekzekutivit të BDI-së udhehequr nga Artan Grubi. E para ishte për zonën industriale në Vizbeg, e dyta për përfaqësimin adekuat te ndërmarrjet private dhe e treta për premtimet zgjedhore/Programi i Qeverisë.

Grubi nuk u përgjigj në këto pyetje, por njoftoi zv/kryetarin e Kuvendit se do të përgjigjet me shkrim ndërkohë braktisi sallën e Kuvendit. Kjo nuk është hera e parë që shfaqen dallime të këtilla mes Grubit dhe Mexhitit. Ky i fundit nuk i ka fshehur pakënaqësitë ndaj përzgjedhjes së përfaqësuesve të partisë së tij në këtë përbërje të ekzekutivit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izet Mexhiti i parashtron disa pyetje ekzekutivit të BDI-së të udhëhequr nga Artan Grubi shkruan Telegrafi.