Gjatë javës së ardhshme pritet që Komisioni Rregullator për Energjetikë të jap informacione konkrete për energji elektrike dhe ngrohje.

Kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski sot deklaroi se gjatë muajt qershor është marrë kërkesë nga MEPSO dhe Elektro-distribucioni që të anulojnë procedurën për përcaktimin e çmimeve, duke pasur parasysh situatën me krizën e coronavirusit dhe parashikimet e tyre në pjesën e shpenzimeve, ku siç thonë, në një pjesë është rritur.

Sipas Bislimovskit, në mënyrë drastike janë ulur edhe të ardhurat e kompanive energjetike në krahasim me vitet e kaluara.

Kjo është për arsye se nuk ka shitje me shumicë të energjisë elektrike në Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Nëse vitin e kaluar arrinte shumën e 22 milion eurove, tani ka vetëm një shitje dhe ka arritur shumën e pesë milion eurove me çka kjo e vë në presion funksionimin e ELEM-it”, tha Bislimovski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Javën e ardhshme do të bëhet i ditur çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni shkruan Telegrafi.