Nga Prokuroria Themelore njofton se është ngritur kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vengellovski.

“Prokuroria Themelore Publike në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, i cili ka kryer veprën penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”, shprehen nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria thonë se i pandehuri ka vepruar në kundërshtim të nenit 7-6 të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe nenit 7 të Rregullores për shtesa në pagë.

Ai më 30 nëntor në cilësinë e kryetari të Gjykatës së Lartë të gjithë gjykatësve ua ka vërtetuar shtesën për pagë për muajin nëntor për 35% nga paga bazë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kallëzim penal për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski shkruan Telegrafi.