SPB – Kumanovë parashtroi kallëzim penal kundër Sh.I (36) nga Kumanova për shkak të dyshimit se ka kryer veprvn penale ‘Shantazh’.

Sipas njoftimit të policisë, 43-vjeçari prej vitit të kaluar deri në pranverë ka qenë në lidhje me një grua dhe pa dijeninë e saj ka incizuar video përmbajtje me material komprometues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas kësaj, në prill të këtij vitit, 43-vjeçari nga Kumanova i ka kërkuar martesë, por ajo ka refuzuar.

“I dyshuari pas refuzimit ka shantazhuar se do t’i dërgojë incizimet te familjarët dhe miqtë e saj duke i dërguar gruas dy incizime, dhe duke shtanazhuar se videot tjera do t’i publikojë në rrjete sociale”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kallëzim penal për një person nga Kumanova i cili ka shantazuar një grua që i ka refuzuar martesën shkruan Telegrafi.