Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski, sot në servisin publik tha se kriza me coronavirusin nuk do të kalojë shpejt dhe se do të zgjas edhe vitin e ardhshëm.
“Sigurohuni që kjo ‘mrekulli’ kriza me coronavirusin e cila na ka kapur në fillim të vitit do të zgjasë deri në vitin e ardhshëm kalendarik.
Ne duhet të jemi të përgatitur për parandalim, jo për vaksina. Kur do që të vijë vaksina, ajo është e mirëpritur dhe shteti do të bëjë pjesën e vet dhe do të sigurojë sasinë që do të jetë në dispozicion në atë kohë.
Le të shpresojmë që vitin e ardhshëm kalendarik në këtë kohë të kemi vaksinën para syve”, tha Karaxhovski./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Karaxhovski: Kriza me coronavirusin do të zgjas edhe vitin e ardhshëm shkruan Telegrafi.