Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara sot me COVID-19, katër janë nga Kërçova. Me këtë, në komunën e Kërçovës, numri i përgjithshëm është rritur në 44. Nga ky numër 38 janë raste aktive, janë shëruar pesë qytetarë, ndërsa një person ka vdekur.

“Të infektuarit e rinj janë njerëz nga grupime të njohura, ndërsa për shkak të pamjes së butë klinike, shumica e të infektuarve janë në shtëpi për mjekim dhe vetizolim. Një pjesë më e vogël e të infektuarve në njësinë infektive në Manastir”, informon Emin Nasufi nga Shtabi i Krizës në Kërçovë.

Ai shtoi se Shtabi i Krizës po monitoron nga afër situatën, në mënyrë që të mos vijë deri tek rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19.

Mbetet, thotë ai, apeli për respektimin e masave mbrojtëse kundër coronavirusit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Katër raste të reja me coronavirus në Kërçovë appeared first on Telegrafi.