Masat për kujdes në periudhën gjatë pandemisë, e kanë ndryshuar plotësisht mënyrën e punës së restoranteve dhe objekteve hotelerike. Me qëllim që të ulet kontakti në mes njerëzve dhe rrezikut që vjen nga grupimi, restorantet u detyruan të zhvillojnë mënyra alternative të punës dhe të shërbejnë klientët.

Si mënyrë e sigurt dhe e suksesshme të marrjes së ushqimit është treguar modeli i Drive Thru, që mundëson kontakt minimal dhe shpejtësi më të madhe të marrjes së porosisë – dy elemente të rëndësishme në respektimin e masave dhe shmangien e kontaktit të drejtpërdrejt.

Para paraqitjes së COVID-19, Drive Thru ishte mënyrë e lehtë dhe praktike për ushqimet e shpejta në orët e para të mëngjesit dhe kohëra tjera. Por, me ndryshimin e zakoneve si rezultat i pandemisë, u ndryshua edhe përceptimi për Drive Thru. Tashmë ky kanal nuk është vetëm preferencë personale e klientëve, por edhe mënyrë e sigurt për blerjen e ushqimeve.

Përveç sigurimit të shpejtësisë shtesë të shërbimit, koncepti Drive Thru është praktik, pasi klientët mund të vendosin dhe të marrin porosinë e tyre pa lënë komoditetin në automjetit e tij, duke ulur më tej rrezikun e ekspozimit. Në muajt e fundit, restorantet në të gjithë botën, të cilat kanë Drive Thru, e kanë përdorur këtë mundësi si avantazh në kushtet e reja të punës, ndërsa në vendin tonë, KFC – zinxhiri i vetëm i restoranteve që ka Drive Thru në dy lokacione në Shkup, përmes këtij kanali mbajti operacionet e saj gjatë gjithë periudhës së masave kufizuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të gjithë botën, një numër i konsiderueshëm i zinxhirëve të ushqimit të shpejtë Drive Thru kanë parë përdorim të shtuar të këtij kanali gjatë viteve të fundit. Frekuenca në rritje e KFC Drive Thru në lagjet Autokomanda dhe Çair tregon që njerëzit gjithnjë e më shumë po konsiderojnë shpejtësinë dhe sigurinë kur bëhet fjalë për porositjen dhe marrjen e ushqimit të tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post KFC Maqedoni: Trendi i përdorimit të “Drive Thru” rritet gjithnjë e më shumë appeared first on Telegrafi.