Nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa në konferencë për shtyp bënë të ditur rrjedhën e këtij organizimi dhe masat që janë ndërmarrë dhe po ndërmerren për mbarëvajtjen e tij.

“Me këtë rast, para së gjithash, dëshiroj t’ju informoj se Marshi për demokraci më shumë se protestë është një shprehje publike e vullnetit të qytetarit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili pas zgjedhjeve të fundit konsideron se seriozisht është dëmtuar demokracia dhe mënyra e shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarit shqiptar. Si shenjë e shprehjes së revoltës për suprimimin e të drejtës më sublime të votës së lirë, ky marsh pikërisht para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup do të japë mesazhet se një vend që po i fillon negociatat për qenë anëtar i BE-së nuk guxon të lejojë që një pjesë e qytetarëve të tij të privohen nga e drejta për të zgjedhur dhe për të qenë të zgjedhur, që është e drejta elementare njerëzore dhe politike në BE”, shprehen nga koalicioni AA, njofton Telegrafi Maqedoni.

Simbolet e këtij marshi, sipas koalicionit, do të jenë simbole kombëtare dhe të aleatëve perëndimor, ndërsa sloganet do të jenë të lidhura me mbrojtjen e demokracisë.

“Marshi do të fillojë në orën 19.00 nga Parku i Çairit në Shkup, do të kalojë nëpër rrugën Cvetan Dimov, te qendra “Mavrovasja” do të kthejë në të djathtë për të kaluar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e për të përfunduar në orën 20.00 para Zyrave të Delegacionit të Bashkimit Evropian”, shprehen nga AA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Poashtu bëjnë të ditur se për të evituar çfarëdo mundësie për infektim, organizatorët janë kujdesur edhe për numrin e pjesëmarrësve dhe se për realizimin e këtij marshi është njoftuar edhe policia, ndërsa organizatorët kanë siguruar edhe kujdestarë të tyre për mbarëvajtjen e marshit.

“Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ndjejnë se janë të privuar nga e drejta e tyre demokratike që, duke i respektuar masat e sipërpërmendura, t’i bashkohen këtij marshi që në mënyrë simbolike të bëhen pjesëmarrës në demokratizimin e shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut”, bëjnë apel nga AA./Telegrafi/

Koalicioni AA: Marshi për demokraci synon mbrojtjen e demokracisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve në vlerat demokratike shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";