Me rastin e “2 Korrikut”, kur bëhen 30 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kryetari i ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari AA-së Afrim Gashi realizuan një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast të dyja palët rikujtuan rëndësinë e “Deklaratës së 2 Korrikut” dhe vendimin rëndësishëm të delegatëve të asaj kohe për historinë e shtetit të Kosovës.

Në takim u fol edhe për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, procesin e vështirë nëpër të cilin po kalon Kosova, por edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, për çka nikoqirët shfaqën interes të veçantë.

Gjatë takimit Albin Kurti i falënderoi dy mysafirët për vizitën dhe u uroi sukses në zgjedhje, duke shpresuar se edhe në Maqedoni do të fryjë era e ndryshimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gashi dhe Sela po ashtu shprehën falënderime për mikpritjen dhe shfaqën gatishmëri që bashkëpunimi mes VV-së dhe koalicionit “Tash është koha” të vazhdojë dhe të thellohet./Telegrafi/

Koalicioni “Tash është koha” njofton VV-në për situatën politike në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.