Ministria për Punë dhe Politikë Sociale dhe Komunat të gjejnë zgjidhje për kapacitetet hapësinore të kopshteve, është rekomandimi i takimit të Komisionit për sëmundje infektive dhe përfaqësuesve të MPPS-së.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë për AIM se në takimin e Komisionit për sëmundje infektive me përfaqësues të MPPS-së është diskutuar për fillimin e funksionimit të kopshteve.

“Konkludimi është se Komisioni i rekomandon MPPS-së dhe komunave të gjejnë zgjidhje për kapacitetet hapësinore. MPPS të japë propozim datë për hapjen e kopshteve, konform mundësisë për plotësimin e kushteve për zbatimin e protokolleve që i ka përpunuar Komisioni për sëmundje ngjitëse”, kanë thënë nga MSH./Telegrafi/

Komisioni për sëmundje infektive: MPPS dhe komunat të gjejnë zgjidhje për kapacitetet hapësinore shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";