Debat i ashpër i eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev në emisionin “Click plus”. Festimin e 11 tetorit si ditë e luftës kundër fashizmit, e quajti provokim i palës maqedonase që shkaktoi reagime në opinionin publik në Maqedoni. I pyetur se pse e konteston festimin e kësaj date me çka jemi në anën kundër fashizmit, ai nuk dha përgjigje konkrete.

“Ardhja e diktaturës komuniste në pushtet nuk është asnjë rast për të festuar. Në Bullgari kjo gjë është shpallur si regjim kriminal. Që nga viti 44 e deri në 89 ju doni ta bazoni identitetin tuaj mbi diktaturën komuniste”, tha Kovaçev.

Kovaçev theksoi se është e drejta juaj se çfarë do të bëni.

“Është e drejta juaj se çfarë do të bëni, ky është problem juaj. Ne duam të shkojmë përpara, drejt BE-së, të ndihmojmë njëri tjetrin dhe duam të gjejmë zgjidhje për çështjet aktuale që janë para nesh”, theksoi Kovaçev./TV21/Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Kovaçev për festimin e 11 Tetorit në Maqedoni: Ardhja e diktaturës komuniste në pushtet nuk është rast për të festuar appeared first on Telegrafi.