Të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të komunave të Shtipit dhe Pllasnicë janë të hapura këtë mëngjes në orën 07:00 dhe votimi atje do të zgjasë deri në orën 19:00. Deri më tani, votimi po vazhdon pa ndonjë problem, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Në qendrat e votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit në territorin e RMV-së, 67 votues që janë nga komuna e Shtipit dhe një votues nga komuna e Pllasnicës do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar sot.

Gjatë ditës së sotme, bordet zgjedhore do të kryejnë votimin e personave të sëmurë ose të dobët, ose në arrest shtëpiak, të cilët kanë dorëzuar njoftime në komisionet komunale të zgjedhjeve me dokumentacionin e duhur. Në shtëpitë e tyre, e drejta për të votuar do të ushtrohet nga 142 votues të cilët janë regjistruar si të sëmurë ose të dobët, përkatësisht 66 zgjedhës në komunën e Shtipit dhe 76 zgjedhës në komunën e Pllasnicë. Sot, votimi zhvillohet në një qendër për kujdes jashtë familjes, ku janë të vendosur 2 votues që janë nga komuna e Shtipit”, informojnë nga KSHZ.

Nga tje paralajmërojnë se informacione shtesë për votimin e sotëm më së voni do të ketë në ora 19:30./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KSHZ: Zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë po zhvillohen paprobleme shkruan Telegrafi.