Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

NP Rrugët e Maqedonisë dega Shkup duke filluar prej nesër do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) të rrugës rajonale P-2238 fshati Galiçnik – Mavrovë.

Nga LAMM informojnë se asfaltimi do të zhvillohet në drejtim nga fshati Galiçnik drejt Mavrovës. Punët do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10:00 – 16:00, me çka dhe komunikacioni do të ndërpritet.

Nga atje informojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LAMM: Do të asfaltohet rruga Galiçnik – Mavrovë shkruan Telegrafi.