Zyra e Avokatit të Popullit do të ketë një linjë telefonike falas të mërkurën (15 korrik) në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ora 7:00 deri në ora 21:00: Ky është numri 0800-54321, ku qytetarët do të mund të raportojnë çdo shkelja e së drejtës së votës.

Të shtatë zyrat e Avokatit të Popullit do të jenë të hapura për qytetarët në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’i ndihmojnë ata në ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit.

Përveç linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të telefonojnë në numrat e mëposhtëm për të mbrojtur të drejtat e tyre: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329-996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke marrë masa urgjente për veprim efektiv nga autoritetet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtje të të drejtave të tyre të garantuara./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Linjë falas telefonike tek Avokati i Popullit për paraqitjen e parregullsive zgjedhore shkruan Telegrafi.