Partia maqedonase në pushtet LSDM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se situata me coronavirusin është serioze.

Sipas tyre, numri i të infektuarve të rinj është i lartë dhe bëjnë thirrje që çdo qytetar t’i respektojë masat për mbrojtje.

“Pritet që Kuvendi në afat sa më të shkurt t’i miratojë masat e reja, të cilat me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive i pranoi Qeveria. Duhet që të gjithë qytetarët me vetëdije dhe në mënyrë të disiplinuar t’i respektojnë masat për mbrojtje”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, lufta ndaj coronavirusit është e përbashkët dhe duhet sjellje e përgjegjshme dhe vetëdijesim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Lufta ndaj coronavirusit është e përbashkët appeared first on Telegrafi.