Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “që nga fillimi i pandemisë e deri tani, Mickoski dhe OBRM-PDUKM për çdo ditë dëshmojnë se shëndeti i qytetarëve është në vend të fundit”.

“Atyre nuk u intereson shëndeti i qytetarëve, ata mbesin rreziku më i madh i shëndetit publik dhe përpiqen që politikisht të përfitojnë nga fatkeqësia e qytetarëve. OBRM-PDUKM dhe Mickoski mundohet në çdo mënyrë ta rrezikojnë sistemin shëndetësor dhe ta pengojnë punën e punonjësve shëndetësor, ndërsa në anën tjetër aktrojnë si të shqetësuar për shëndetin publik”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mickoski, sipas LSDM-së, për çdo ditë gëzohet për numrin e të vdekurve nga coronavirusi dhe sikur të presë që të rritet numri i të vdekurve që të publikojë në rrjetet sociale.

Nga LSDM akuzojnë Mickoskin se po bën politikë me viktimat, familjet e qytetarëve dhe kjo dëshmon për fundin e tij politik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për këtë shkak sjellja e Mickoski dënohet nga qytetarëve, për shkak të sjelljes së tillë, OBRM-PDUKM ndodhet në opozite dhe edhe gjatë kohë do të jetë aty”, njoftojnë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Mickoski dhe partia e tij gëzohen me viktimat e coronavirusit appeared first on Telegrafi.