LSDM në fushatën që vjen ka përgatitur protokoll sipas të cilit do të zhvillohen aktivitetet e tyre partiake. Kështu tha nënkryetari i LSDM-së dhe kryeministri teknik, Oliiver Spasovski.

“Grupi është i ndaluar, ndërsa numri i të pranishmëve në vende publike dhe takime do të jetë me kontroll të rreptë, 50 persona në vend publik dhe 30 në hapësira të mbyllura, me largësi trupore”, tha Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Spasovski tha se për shkak të mbrojtjes së qytetarëve, LSDM do të udhëheq fushatë pa tubime dhe pa aktivitete ‘derë në derë’.

Spasovski tha se LSDM kundrejt OBRM-PDUKM-së respekton masat dhe nuk shkel ndalesat për tubime publike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM në fushatë do të hyjë pa tubime dhe pa aktivitete ‘derë në derë’ shkruan Telegrafi.