Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet “në kohë pandemie, kur qindra familje janë prekur nga coronavirusi, të gjithë punonjësit shëndetësorë japin gjithçka nga vetja, OBRM-PDUKM vazhdon ta rrënojë sistemin shëndetësor dhe të festojë për vdekjen dhe të bëjë tifo për virusin e rrezikshëm”.

Ata shtojnë se shembullin e Mickoskit po ashtu e ndjekin edhe Unioni i të rinjve në OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vendosja e pllakatës, e që aludon për vdekje para Ministrisë së Shëndetësisë nga ana e Stefan Sinadinovskit është edhe një akt i turpshëm dhe dëshmi se OBRM-PDUKM ndodhet në fund”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre kjo parti nuk ka kredibilitet të flasë për shkak se që nga fillimi i pandemisë aktron shqetësim ndërsa në anën tjetër i shkel masat për mbrojtje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: OBRM-PDUKM rrezikon shëndetin publik appeared first on Telegrafi.