Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se Qeveria e udhëhequr nga ata mbetet e përkushtuar në luftën për mbrojtjen e mjedisit.

Nga kjo parti thonë se ndër prioritetet në kornizën strategjike “Aksioni 21” të Qeverisë së udhëhequr nga kjo parti është mbrojtja e mjedisit, burimeve natyrore, lufta e fortë dhe e pakompromistë për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

“I kemi rritur gjobat për shkeljet e mjedisit deri në 20 herë dhe po fusim kontrollin 24-orësh të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe inspektorateve lokale, kompetencat e të cilave janë forcuar”, qëndron në kumtesë.

Më tej ata thonë se për vitin 2021, në programin për zvogëlimin e ndotjes së ajrit parashikohen 100 milionë denarë për objektet për komunat për zëvendësimin e sistemeve jo-ekologjike të ngrohjes, rritjen e efikasitetit të energjisë si dhe rinovimin e gjelbërimit urban./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post LSDM: Qeveria mbetet e përkushtuar në luftën për mbrojtjen e mjedisit jetësor appeared first on Telegrafi.