Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “me fitoren e LSDM-së në këto zgjedhje, qytetarët e zgjodhën rrugën në të cilën shkon shteti që nga viti 2016. Kjo është rruga e përparimit, evropiane, rruga e ekonomisë dhe drejtësisë”.

“Populli tha se nuk ka kthim prapa, janë mposhtur politikat e regjimit të OBRM-PDUKM-së që na çojnë në izolim dhe rrezik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga LSDM thonë se vendimet për deputetët e rinj janë dhënë dhe tani vijon formimi i Qeverisë.

“Qeveria jonë do të udhëheqë bisedime të suksesshme me BE-në dhe për katër vite do të hapim 80% të kapitujve. Ecim para, kthim prapa s’ka”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

LSDM: Qytetarët zgjodhën rrugën evropiane shkruan Telegrafi.