“Gjermania do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të nisur negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në gjatë kohës së udhëheqjes gjermane deri në fund të këtij viti”.

Këtë e tha sot ministri për Punë të Jashtme i Gjermanisë Heiko Maas, në fjalimin e tij pas ndarjes së çmimit për të drejtat e njeriut të fondacionit “Fridrich Ebert” për kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka negociata intensive për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë kohës së kryesimit gjerman me BE-në. Ne edhe më tej do të punojmë në ditët e mbetura pasi ky është qëllimi jonë. Prej marsit presim të nisin negociatat formale dhe veprojmë që ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”, tha Maas.

Ai shtoi se me vendimin për negociatat me Maqedoninë e Veriut, do të varet edhe besueshmëria e BE-së në rajon./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maas: Gjermania do të bëjë gjithçka që Maqedonia e Veriut të nis negociatat deri në fund të vitit shkruan Telegrafi.