“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare bëjnë shumë për mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social për Ballkanin Perëndimor. Presim që gjithashtu vendet e Ballkanit Perëndimor ta tregojnë angazhimin e tyre në tre fusha: ta forcojnë bashkëpunimin, t’i përshpejtojnë reformat dhe të na ndihmojnë në luftën ndaj terrorizmi”.

Këtë e tha presidenti i Francës Emanuel Macron, në fjalimin e tij onlin në Samitin e Sofjes, në kuadër të Procesit të Berlinit, që këtë vit është udhëhequr nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Macron tha se edhe pse fokusi është tek gjendja me pandeminë, duhet të mbahet dhe forcohet dialogu me Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi pajtuar për metodologjinë e re që e bën procesin e zgjerimit më efikas dhe kemi vendosur t’i hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për perspektivë të hapur, ndërsa e dini se sa Franac është e ashpër në këto çështje”, tha Macron.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai përshëndeti miratimin e samitit për agjendë të gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sipas modelit të Paktit të gjelbër të Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Macron: Franca është e përkushtuar në mbështetje të Ballkanit Perëndimor shkruan Telegrafi.