Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në faqen e tij në Facebook njoftoi se 15 korriku, e mërkurë, do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Më 15 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme kuvendare, pas marrëveshjes së sotme që u arrit në mes dy partive më të mëdha maqedoanse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që të mos vuajë populli dhe që t’i mundësohet Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së që në vepër të tregojnë përgjegjësinë e tyre, e rrumbullakojmë 15 korrikun si datë përfundimtare, të fundit dhe të vetme për zgjedhje në të cilat do të marrë pjesë opozita. Kërkuan mesin e korrikut – ja e kanë mesin e korrikut”, shkroi Zaevi në Facebook.

Fillimisht partia e Zoran Zaevit propozoi që zgjedhjet të mbaheshin më 5 korrik, ndërsa për këtë nuk u pajtuan nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

15 korriku është datë që mbështetet edhe nga partitë shqiptare./Telegrafi/

Maqedoni: 15 korriku, e mërkurë – ditë jo pune për të gjithë qytetarët shkruan Telegrafi.