Deri më tani, policia ka regjistruar gjithsej 29.458 shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse, nga të cilat 237 shkelje janë regjistruar vetëm në 24 orët e kaluara, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, gjatë 24 orëve të kaluara, janë kryer 35 inspektime në objekte, me çka nuk janë regjistruar objekte që nuk respektojnë vendimet e qeverisë.

Në gjithë territorin e vendit 713 personave iu është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 24 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim./Telegrafi/

The post Maqedoni: 713 personave iu është dhënë vendimi për izolim, 24 në vetizolim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";