Bruto Prodhimi Vendor në tremujorin e dytë ka shënuar rënie prej 12.7%, publikoi Enti shtetëror për statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara, në tremujorin e dytë të 2020, rritje është shënuar në bujqësi, pylltari dhe peshkatari prej 4.5%, Drejtorinë publike dhe mbrojtje, sigurim të obligueshëm shëndetësor, arsim, veprimtaritë të mbrojtjes sociale dhe shëndetësore prej 2.2% dhe informacione dhe komunikime prej 0.9%.

Shpenzimet finale të amvisërive, duke përfshirë edhe institucionet jofitimprurëse që i shërbejnë amvisëritë, në tremujorin e dytë të vitit 2020 në mënyrë nominale kanë rënie prej 9.9%, ndërsa pjesëmarrja e tyre në BPV është 70.6%.

Në periudhën e njëjtë, importi i mallrave dhe shërbimeve ka pësuar rënie prej 32%, ndërsa eksporti i mallrave dhe shërbimeve ka shënuar ulje në vlerë nominale prej 30.2%. Në tremujorin e parë, para se të fillojë korona-kriza, në mars, BPV shënoi rritje prej 0.2%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: BPV në tremujorin e dytë ka shënuar rënie prej 12.7% shkruan Telegrafi.