Policia e Maqedonisë deri tani ka dënuar 20327 persona të cilët nuk kanë mbajtur maskë, e cila është bërë obligim për të gjithë qytetarët që nga 1 maji.

Ministri teknik për Punë të Brendshme Naqe Çulev, në Facebook ka shkruar se zyrtarët policorë në vazhdimësi marrin masa për respektimin e vendimeve të qeverisë, përcjell Telegrafi maqedoni.

“Në këtë drejtim nga ana e policisë deri tani janë konstatuar 20.327 shkelje të mosmbajtjes së maskës, prej të cilave 608 janë regjistruar në ditënt e kaluar”, ka shkruar Çulev.

Sipas ligjit, gjoba prej 20 eurove është për çdo person i cili nuk mban maskë në hapësira të mbyllura, si markete, banka, posta, sportele, apo institucione shëndetësore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Deri tani janë gjobitur 20.327 persona për mosmbajtje të maskës shkruan Telegrafi.