Komisioni për Sëmundje Infektive pritet që gjatë fundjavës të diskutojë për heqjen e masave kufizuese në kufi, për shtetet e rajonit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, deklaroi se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e PSR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë.

Rekomandimi i komisionit duhet të miratohet në Qeveri, ndërsa lëvizja e lirë për shtetasit e vendeve fqinje në Maqedoni pritet nga e hëna e ardhshme.

Ndryshe, para disa javëve Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi masën që shtetasve të Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë, t’u kërkohet test negativ për COVID-19 gjatë hyrjes në vendin tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa më vonë edhe Kosova e vendosi të njëjtën masë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Maqedoni: Gjatë fundjavës pritet të diskutohet hapja e sërishme e kufijve me Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë shkruan Telegrafi.