Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 69-të miratoi Protokollin për funksionimin e pishinave të klubeve të notit në vend, me të ciln vërtetohet se pishinat hapen vetëm për anëtarët e klubeve të notit, por jo edhe për not rekreativ.

Në mbledhje qeveritare është miratuar edhe Protokolli për funksionimin e objekteve të akomodimit, përkatësisht për hotelet dhe objektet tjera të akomodimit ndërsa vendimi vlen nga dita e hënë më 22 qershor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Qeverisë Protokolli përmban rekomandimet për pranimin e mysafirëve, procedurat e restorantit, përdorimi i tualeteve si dhe rekomandimet e mysafirëve në rast të shfaqjes së rastit me simptome me Covid-19./Telegrafi/

Maqedoni, hapen pishinat, hotelet dhe objektet për akomodim, do të punojnë me protokolle të posaçme shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";