Me rritjen e numrit të rasteve të reja me coronavirus, rritet edhe numri i gjobave për mosmbajtje të maskave.

Në 24 orët e fundit policia ka sanksionuar 737 persona për mosmbajtjen e maskës, e cila është e obligueshme edhe në ambiente të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa sipas muajve, më shumë gjoba ka pasur në tetor, kurse më pak në korrik.

Muajin e kaluar, në total prej 23.967 gjoba u vendosën për mosmbajtje të maskës, numër që gjatë verës u arrit për dy muaj. Sanksionet vendosen zakonisht në parqe, zona pikniku, por edhe në vetura, nëse udhëtarët nuk janë nga e njëjta familje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angelovski, thotë se masa vlen për çdo qytetar pavarësisht nga pozicioni i tyre.

Ai tha se qytetarët më shpesh gjobat i paguajnë në afat prej 8 ditëve, pasi në këtë mënyrë në vend të 20 eurove, paguajnë 10 euro.

Ndryshe, deri tani janë dhënë rreth 90 mijë gjoba, të cilat arrijnë vlerën e 1.8 milionë eurove. Sa prej tyre paguhe, nuk ka të dhëna të sakta./Telegrafi/

The post Maqedoni: Muajin e kaluar rreth 24 mijë gjoba për mosmbajtje të maskave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";