Nga nesër jo vetëm në tarraca kafenetë dhe restorantet do të mund t’i shërbejnë klientët edhe në hapësirat e mbyllëta të tyre.

Pasi Qeveria miratoi një vendim të tillë, dje u publikua në Gazetën Zyrtare edhe protokollet për punën e kafeterive, si dhe atyre që punojnë në restorante, gjegjësisht në objektet ku shërbehet ushqim.

Këto rregullat për punë do të vlejnë edhe për pjesët e mbyllura dhe të hapura të lokaleve.

Punëtorët do të jenë të obliguar që të mbajnë maska mbrojtëse dhe të mbajnë higjienë në duar. Do të jetë i kufizuar numri i klientëve në lokale. Nuk do të lejohet shërbimi i klientëve në banakë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ruajtja e distancës mbetet e njëjtë, domethënë në hapësirën për të shërbyer mysafirët, ku vendosen tavolina, distanca duhet të jetë 1.5 deri në dy metra nga karrige në karrige./Telegrafi/

Maqedoni: Nga nesër kafenetë dhe restorantet do të mund t’i shërbejnë klientët edhe në hapësira të mbyllura shkruan Telegrafi.