Për momentin numër treshifrorë të rasteve aktive me Covid-19 ka në tetë qytete në Maqedoninë e Veriut. Raste aktive ka edhe në 10 komuna të qytetit të Shkupit.

Sipas statistikave të ditës së djeshme, në Shtip ka 409 raste aktive, në Kumanovë-289, në Tetovë-278, në Gostivar-234, Strugë-206.

Në Shën Nikollë, qytet me rreth 18 mijë banorë, deri ditën e djeshme janë regjistruar 189 raste aktive, në Dibër ka 124 raste aktive, si dhe në Ohër-111 raste aktive.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 10 213 raste me Cvoid-19, prej të cilëve aktualisht 4 183 raste janë aktive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gati se gjysma e rasteve, rreth 45 për qind të rasteve aktive janë nga Shkupi-1876 raste aktive.

10 komuna të Shkupit kanë numër treshifrorë të personave aktiv me Covid-19, mbi 200 të sëmurë aktualisht kanë Çairi (265) dhe Aerodromi (207), 193 janë në Gazi Babë, 183 në Kisella Vodë, 164 në Karposh, 150 në Qendër, 133 në Butel, 129 në Gjorce Petrov, 120 në Shuto Orizare dhe 109 në Saraj.

The post Maqedoni: Numra treshifrorë të rasteve aktive me COVID-19 në tetë qytete appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";