Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni, prej të enjten (31 dhjetor) do të jenë në pushim dimëror, me çka edhe përfundon gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2020/2021.

Nxënësit do të jenë në pushim deri më 21 janar, kur edhe duhet ta nisin gjysmëvjetorin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ndryshimeve në kalendarin për organizim të punës së shkollave, gjysmëvjetori i parë nisi me një muaj vonesë, gjegjësisht 1 tetor, ndërsa numri i ditëve mësimore është ulur nga 180 në 159.

Pushimi dimëror është në periudhë sikurse vitin e kaluar, ndërsa edhe pse kishte kërkesa për pushim të mëhershëm, ato nuk u pranuan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Derisa nxënësit do të jenë në pushim, kuadri mësimor dhe palët tjera do të kenë mundësi që deri më 20 janar të dërgojnë komente, propozim dhe sugjerime për draft-konceptin e ri për arsimin fillor.

Ai parasheh që disa lëndë të integrohen në disa të tjera, dhe të mos mësohen si të veçanta, në mesin e tyre dhe lënda e historisë./Telegrafi/

Maqedoni: Të enjten përfundon gjysmëvjetori i parë, nxënësit në pushim dimëror deri më 21 janar shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";