Vaksinat kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë kah fundi i muajit dhe menjëherë do të fillojë vaksinimi.

Nga Ministria e Shëndetësisë për AIM, thonë se janë blerë 40 mijë doza të katër llojeve të vaksinave që janë prodhim i “Sanofi Pasteur” Francë (VAXIGRIP TETRA), përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vaksinat janë pa pagesë për grupet e definuara si me rrezik: personat mbi moshën 65 vjeçare, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët prej 6 muajsh deri 5 vjet”.

“Sikur edhe në dy sezonet e kaluara, personat e interesuar mund të caktojnë vaksinim nëpërmjet mjekut të tyre amë. Me qëllim që të shmanget ngarkesa e shërbimeve epidemiologjike në qendrat për shëndet publik, këtë vit përgatisim plan aksionar, i cili përfshin pika shtesë për vaksinim”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Maqedoni: Vaksinat kundër gripit sezonal do të jenë pa pagesë për disa kategori të njerëzve shkruan Telegrafi.