Siç njoftojnë nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup, vaksinat kundër gripit sezonal sot do të arrijnë në Maqedoni dhe do të shpërndahen nëpër Qendrat e Shëndetit Publik në Maqedonisë.

Vaksinimi do të fillojë nga java e ardhshme ndërsa vaksinat janë prodhim francez nga kompania ‘Sanofi Paster’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej janë blerë 40.000 doza që do të jepen për vaksinim falas për grupet e rrezikuara siç janë personat e moshuar mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët prej moshës 6-muajshe deri në 5 vjet.

Imunizimi do të bëhet me udhëzim nga mjeku amë përmes sistemit ‘Termini Im’ nga ora 14:00 deri në ora 19:00.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vaksinat komerciale kundër gripit sezonal i blejnë edhe Qendrat për Shëndet Publik nga ku bëhet edhe vaksinimi. QSHP Shkup ka blerë 4.000 vaksina komerciale ndërsa çmimi i tyre është 800 denarë./Telegrafi/

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal fillon nga java e ardhshme shkruan Telegrafi.