Dje u regjistrua numër rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, gjithsej 317 raste nga 1990 testime të bëra.

Organet kompetente sërish kanë bërë apel që të respektohen masat për parandalimin e coronavirusit: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës fizike, shmangie të grupimeve si dhe larje të shpeshtë të duarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë 199.372 testime, ndërsa raste pozitive kanë rezultuar 19.413. Prej tyre 15.749 janë shëruar, ndërsa 772 kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se janë siguruar 129 njësi të plazmës së gjakut, të cilat do të përdoren për shërimin e pacientëve me COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata i ftojnë që të gjithë pacientë që janë shëruar nga kjo sëmundje dhe i plotësojnë kushtet tjera, të dhurojnë plazmë të gjakut.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendim që prej 12 tetorit (e hënë), të hapen kufijtë me vendet e rajonit, pa test PCR./Telegrafi/

Maqedoni: Vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19, apel për respektim të masave shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";