Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën për kontributin e RMV-së në Fondin e mirëbesimit në NATO për përballje me pandeminë Kovid-19.

Siç ka bërë të ditur shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë e Financave konform mundësive të ndajë mjete financiare nga Buxheti i RMV-së për vitin 2020 për pjesëmarrje në Fondin e mirëbesimit të NATO-s si shprehje të përkushtimit të Qeverisë së RMV-së të kontribuojë në përpjekjet e përbashkëta të Aleancës në përballje me pandeminë e Kovid-19.

Nga Qeveria poashtu njoftuan se Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të merr pjesë me 45 ushtarë në misionin e NATO-s, KFOR, në Kosovë./Telegrafi/

Maqedonia e Veriut do të merr pjesë në Fondin e mirëbesimit të NATO-s për përballje me Covid-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";