Maqedonia ka numrin më të madh të viktimave në botë për një milion banorë nga coronavirusi në javët e fundit, për të cilën përgjegjës është pushteti, akuzoi Velo Markovski nga OBRM-PDUKM.

Ai vlerëson vendi nuk ka model për ballafaqim me COVID-19.

“Duke paraqitur në mënyrë të gabuar pozitiven si të sëmurë, dëmi i paçmuar iu bë shtetit. Gjatë verës, për shkak të numrave kaq të dukshëm, ne ishim të izoluar nga pothuajse të gjitha vendet përreth. Edhe pse nuk u shpall fundi i valës së parë, u lejuan një numër i madh i tubimeve gjatë verës (koncerte, dasma, festa…). Në atë periudhë Komisioni lëshoi pe, nuk u planifikua fillimi i vitit shkollor, nuk u organizua asnjë sempozium ose konferencë për pikëpamjet doktrinare për trajtimin e pacientëve me Covid-19”, akuzoi Markovski.

Sot, shtoi ai, me rreth 28.000 të infektuar dhe 949 të vdekur kërkohet faji tek popullata, tek oponentët politik, tek personat profesional./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Markovski: Kemi numrin më të madh të viktimave për një milion banorë nga COVID-19 shkruan Telegrafi.